Ministria e Jashtme: Masat diskriminuese të Shteteve të Bashkuara ndaj automjeteve elektrike kineze do të dëmtojnë interesat e tyre
2024-06-07 16:10:33

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashme kineze Mao Ning u shpreh në një konferencë për shtyp se politikat e Kinës për subvencionet industriale janë mbështetur rigorozisht në rregullat e OBT. Ato janë bërë sipas parimit të barazisë, transparencës dhe mosdiskriminimit, ndaj nuk ekzistojnë subvencione që ndalohen nga OBT.

Sipas mediave, presidenti amerikan Biden është shprehur në një intervistë për Times se qeveria kineze po ofron subvencione të shumta për makinat elektrike, të cilat po vërshojnë me shumicë në tregun amerikan, ndaj SHBA nuk do të rrijë pa bërë asgjë.

Lidhur me këtë, Mao Ning u shpreh: "Produktet e reja energjetike të Kinës, duke përfshirë automjetet elektrike, janë gjerësisht të njohura në tregun ndërkombëtar. Ato mbështeten në inovacionin e vazhdueshëm teknologjik, një sistem të plotë të prodhimit e zinxhirit të furnizimit dhe konkurrencën e mjaftueshme të tregut. Ato janë rezultat i veprimit të përbashkët të avantazheve krahasuese dhe tregut.  Rregullat janë në thelb një produkt i kompanive, jo i subvencioneve qeveritare Vitin e kaluar, Kina eksportoi vetëm 13 mijë automjete elektrike në Shtetet e Bashkuara, kështu që si mund të vërshojnë ato në tregun e SHBA?"

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Mao Ning vuri në dukje se politikat e subvencioneve industriale kanë origjinën nga Shtetet e Bashkuara apo Evropa dhe janë miratuar zakonisht nga vendet në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara janë një "përdorues i madh" i subvencioneve industriale. Vitet e fundit kanë publikuar projektligjin e çipave dhe shkencës, si edhe projektin e pakësimit të inflacionit, duke ndërhyrë direkt në shpërndarjen e burimeve të tregut me dhjetra milionë dollarë subvencione direkte dhe indirekte. 

Subvencionet nuk mund të kompensojnë konkurrencën industriale. Proteksionizimi është për të prapambeturit dhe do të humbasë e ardhmja.

Shtetet e Bashkuara miratojnë praktika diskriminuese ndaj automjeteve elektrike kineze, shkelin rregullat e OBT-së, minojnë stabilitetin e zinxhirit global të prodhimit dhe furnizimit dhe përfundimisht do të dëmtojnë interesat e vetë Shteteve të Bashkuara. 

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Kina i kërkon Shteteve të Bashkuara të respektojnë me zell parimet e tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe të krijojnë një mjedis konkurrence të ndershme për kompanitë nga të gjitha vendet.  Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime, theksoi Mao Ning.