Ministri i Jashtëm Wang Yi takohet me homologun kubanez në Pekin
2024-06-07 16:17:31

Foto MPJ-ja

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, u takua të enjten në Pekin me homologun e tij kuban Bruno Rodriguez Parrilla, gjithashtu i dërguar i posaçëm i Presidentit të Kubësn Miguel Diaz-Canel. 

Wang foli me konsiderata të larta për respektimin e Kubës ndaj së vërtetës dhe kundërshtimin e fuqisë. Gjithashtu vlerësoi qëndrimin e Kubës, e cila është gjithmonë në mbrojtje të legjitimetit të Kinës në rastet ndërkombëtare shumëpalëshe.

Rodriguez tha se marrëdhëniet e veçanta miqësore midis Kubës dhe Kinës gëzojnë mbështetje të thellë publike midis dy popujve. Kuba falënderon sinqerisht Kinën për mbështetjen e saj të fortë në rezistencën ndaj bllokadës dhe ndërhyrjes së paarsyeshme të SHBA-së, si edhe tejkalimin e vështirësive të përkohshme në funksionimin ekonomik. Kuba dhe do të vazhdojë të jetë e vendosur në respektimin e parimit të një Kine.