Presidenti Xi Jinping takohet me Zv/Presidentin e Brazilit Geraldo Alckmin
2024-06-07 20:51:15

CFP

CFP

Pasditën e 7 qershorit, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallatin e Madh të Popullit me Zv/Presidentin e Brazilit Geraldo Alckmin, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë. 

Xi Jinping theksoi se të dy palët duhet të vazhdojnë të intensifikojnë bashkërendimin strategjik dhe t'i japin miqësisë Kinë-Pakistan një përmbajtje të re në epokën e re.

Xi Jinping vuri në dukje se Kina dhe Brazili janë miq dhe partnerë të mirë, të cilët ecin përpara krah për krah.

Xi tha: "Në prill të vitit të kaluar, Presidenti Lula dhe unë arritëm një konsensus të rëndësishëm, për një të ardhme të re të marrëdhënieve kino-braziliane. Gjatë vitit të kaluar, falë përpjekjeve të përbashkëta, besimi i ndërsjelltë strategjik mes dy vendeve është thelluar në vazhdimësi."

Xi theksoi se aktualisht bota po përballet me ndryshime të mëdha, të papara në një shekull. Si vende të mëdha në zhvillim dhe vende të rëndësishme të tregut në zhvillim, Kina dhe Brazili ndajnë interesa të gjera të përbashkëta strategjike. Marrëdhënia e të dy vendeve ka një rëndësi të madhe për promovimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në zhvillim dhe për nxitjen e paqes dhe stabilitetit botëror.

Alckmin i përcolli Xi Jinpingut përshëndetjet e përzemërta të presidentit Lula. 

Ai tha se vitet e fundit, qindra miliona kinezë janë shkëputur nga varfëria, gjë që mund të quhet një mrekulli botërore. Kjo përvojë ka një rëndësi të madhe si mësim për Brazilin. Qeveria braziliane është e përkushtuar të arrijë një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Ajo është e gatshme të forcojë lidhjen e strategjive të zhvillimit me Kinën dhe mirëpret më shumë kompani kineze për të investuar në Brazil. (Xu Guang)