Ministri gjerman i Mbrojtjes: Duhet të jemi gati për luftë deri më 2029-n
2024-06-07 15:54:24

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius (Foto Panorama)

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, paralajmëroi se vendi duhet të përgatitet për luftë deri në vitin 2029. Komentet e tij vijnë mes frikës së shtuar midis vendeve europiane, veçanërisht atyre në Europën Lindore, rreth agresionit të mundshëm rus që mund të shtrihet përtej Ukrainës, shkruan “Panorama”.

“Ne nuk duhet të besojmë se presidenti rus do të ndalet në kufijtë e Ukrainës kur të arrijë kaq larg”,- ka thënë Pistorius.

Ditët e fundit, kryeinspektori i Ushtrisë gjermane, gjeneral Carsten Breuer, ka thënë se do të duheshin pesë deri në tetë vjet që Rusia të rikuperojë Forcat e Armatosura nga konflikti në Ukrainë, duke i dhënë afat NATO-s të përgatitet deri në vitin 2029 për një luftë të mundshme.

“Në rast emergjence, ne kemi nevojë për të rinj dhe burra që mund ta mbrojnë këtë vend”,- ka shtuar ai. (Elona)