Nisën zgjedhjet europiane, 373 milionë votues do të zgjedhin Parlamentin e ardhshëm të BE-së
2024-06-07 14:54:56

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Nisën të enjten zgjedhjet në Bashkimin Europian, një proces që do të zgjasë deri më 9 qershor. Rreth 373 milionë votues nga 27 vendet anëtare të BE-së do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 720 anëtarë të rinj në Parlamentin Europian, i vetmi institucion i zgjedhur drejtpërdrejt i BE-së, shkruan “RTSH”.

Sipas parashikimeve, votimi, i mbajtur çdo pesë vjet, pritet të forcojë partitë e ekstremit të djathtë në mes të një rritjeje të pakënaqësisë për bllokun qendror kryesor, me implikime për çështje që variojnë nga ndryshimet klimaterike dhe emigrimi te politika e jashtme dhe të drejtat sociale.

Parashikimet sugjerojnë se blloqet kryesore në qendrën politike të Parlamentit Europian do të mbeten në krye, duke i dhënë Ursula von der Leyen një mandat tjetër si presidente e Komisionit Europian. (Elona)