Kina pret rritje me rreth 30 për qind të fluksit në pikat kufitare gjatë Festivalit të Varkave të Dragoit
2024-06-07 10:24:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata Kombëtare e Emigracionit në Kinë ka parashikuar një rritje me baza vjetore prej 32.5 për qind në hyrjet dhe daljet kufitare gjatë periudhës së Festivalit të Varkave të Dragoit, me një mesatare ditore prej 1.75 milionë kalimesh në mbarë vendin, sipas shifrave zyrtare të publikuara të enjten, cituar nga “Xinhua”.

Festivali i Varkave të Dragoit është një nga festat kryesore tradicionale të Kinës, që bie në ditën e pestë të muajit të pestë të kalendarit hënor, që këtë vit është 10 qershori.

Duke qenë se festa vjen menjëherë pas një fundjave këtë vit, njerëzit do të shijojnë një pushim treditor nga data 8 deri në 10 qershor, ku shumë pritet të përfitojnë nga kjo periudhë për të udhëtuar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qendrat kryesore të aviacionit pritet të kenë një rritje të qëndrueshme të trafikut të pasagjerëve. Mbërritjet dhe nisjet mesatare ditore në aeroportin Pudong të Shangait parashikohet të arrijnë një total prej 89.000.

Pikat e kontrollit të kufirit tokësor që çojnë në Rajonet e Posaçme të Hong Kongut dhe Makaos do të përballen gjithashtu me vëllime në rritje të udhëtarëve.

Porti Luohu në qytetin Shenzhen pritet të trajtojë një mesatare ditore prej rreth 217.000 kalimesh, ndërsa pika e kontrollit Gongbei në qytetin Zhuhai parashikohet të shohë një mesatare ditore prej rreth 320.000 kalimesh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Si përgjigje, autoritetet e Emigracionit kanë zbatuar masa për të përmirësuar procedurat e zhdoganimit dhe për të ruajtur efikasitetin dhe sigurinë operacionale, duke synuar që periudha e pritjes për qytetarët kinezë të jetë nën 30 minuta. (Elona)