Gaokao e Kinës fillon me një numër rekord kandidatësh prej 13.42 milionë
2024-06-07 18:05:36

CFP

CFP

Provimi kombëtar i pranimit në kolegj në Kinës, i njohur si gaokao, filloi të premten, me 13.42 milionë kandidatë të regjistruar, 510 mijë më shumë se vitin e shkuar, duke thyer kështu shifra rekord, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit.

Autoritetet lokale kanë forcuar shërbimet mbështetëse, duke u ofruar kandidatëve asistencë me transportin, akomodimin, kujdesin mjekësor dhe kontrollin e zhurmës gjatë periudhës së provimit.

Mbi 11,000 nxënësve me aftësi të kufizuara në mbarë vendin, u është ofruar ndihmë e veçantë për të siguruar aksesin dhe pjesëmarrjen në provim.

Midis tyre, 15 kandidatë me shikim të dëmtuar në 11 rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Provincën Jiangsu të Kinës Lindore dhe Rajonin Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore, do të kenë akses në letrat e provimit të Braillit.

Në Kinë, pranimi në kolegj mbështetet kryesisht në rezultatet e provimit pranues. Në vitin 2023, nga 12,91 milionë aplikantë, mbi 10,42 milionë u pranuan në universitete dhe shkolla profesionale, duke zënë 80,7%, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit.(Xu Guang)