Presidenti Xi Jinping takohet me Kryeministrin e Pakistanit
2024-06-07 20:32:33

CFP

CFP

Më 7 qershor, Presidenti Xi Jinping u takua në Pallatin e Madh të Popullit me Kryeministrin e Pakistanit Muhammad Shahbaz Sharif, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare , 

Xi Jinping theksoi se Kina është e gatshme të mbështesë me vendosmëri Pakistanin dhe të përshpejtojë ndërtimin e një komuniteti më të ngushtë kino-pakistanez, me një të ardhme të përbashkët në epokën e re.

Xi Jinping vlerësoi lart zhvillimin e marrëdhënieve kino-pakistaneze. Ai tha se Kina dhe Pakistani kanë fqinjësi të mirë, të lidhur nga malet dhe lumenjtë. Ata janë miq të mirë me besim të ndërsjelltë, partnerë që ndihmojnë njëri-tjetrin dhe vëllezër që ndajnë pasuritë dhe vështirësitë.

Partneriteti i bashkëpunimit strategjik kino-pakistanez vazhdon të thellohet. Kina dëshiron të përshpejtojë ndërtimin e një komuniteti më të ngushtë kino-pakistanez me një të ardhme të përbashkët në epokën e re.

Kryeministri pakistanez Muhammad Shahbaz Sharif u shpreh se nën udhëheqjen e mençur të presidentit kinez Xi Jinping, Kina ka njohur arritje të mëdha në zhdukjen e varfërisë, luftën ndaj korrupsionit dhe zhvillimin e vendit. Populli i Pakistanit dhe popujt e vendeve të ndryshme të botës admirojnë dhe vlerësojnë mençurinë dhe udhëheqjen e presidentit kinez Xi Jinping.   

Shahbaz tha se Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan ka promovuar në mënyrë efektive zhvillimin kombëtar të Pakistanit, duke sjellë përfitime për popullin pakistanez. Pakistani do të mësojë nga përvoja e Kinës në qeverisje, do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kinën për të ndërtuar bashkërisht nismën“Një brez një rrugë”me cilësi të lartë dhe do të thellojë bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme.

Pakistani do të jetë një mik i palëkundur dhe partneri më i besueshëm i Kinës.