Kreu i OKB-së: Bota të veprojë kundër ngrohjes globale
2024-06-07 14:53:26

Temperaturat e larta (Foto Climatestate)

Temperaturat e larta (Foto Climatestate)

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kritikoi industrinë globale të karburanteve fosile, të cilën ai e quajti “kumbarin e kaosit klimaterik”.

Në një fjalim në Nju Jork, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Guterres u bëri thirrje institucioneve financiare dhe kompanive të marrëdhënieve me publikun që të bojkotojnë kompanitë e naftës dhe gazit që bllokojnë përparimin në veprimin e klimës, shkruan “ATSH”.

Antonio Guterres (Foto ATSH)

Antonio Guterres (Foto ATSH)

Guterres u kërkoi gjithashtu qeverive që të vendosin taksa mbi fitimet nga industria e karburanteve fosile dhe të investojnë në energjinë e gjelbër.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ekonomitë më të përparuara të botës (G20) duhet të mbajnë pjesën e tyre të drejtë të barrës në luftën kundër ngrohjes globale. Vendet duhet të tregojnë solidaritet klimaterik, duke ofruar mbështetje teknologjike dhe financiare për ekonomitë në zhvillim”,- tha kreu i OKB-së. (Elona)