Kina nxjerr një plan veprimi për të rritur edukimin shëndetësor për të gjithë shtetasit
2024-06-07 14:40:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka publikuar një plan veprimi trevjeçar për të rritur më tej edukimin shëndetësor për të gjithë shtetasit nga viti 2024 në 2027. 

Sipas planit të publikuar bashkërisht nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC), Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe Administrata Kombëtare e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, cituar nga “Xinhua”, edukimi shëndetësor për banorët kinezë duhet të rritet mesatarisht me rreth 2 pikë përqindje çdo vit gjatë kësaj periudhe. 

Masat kryesore për arritjen e qëllimeve përfshijnë promovimin më të mirë të kësaj tematike, rregullimin e lëshimit dhe shpërndarjes së informacionit shëndetësor, mbështetjen e talenteve dhe rritjen e mobilizimit social në këtë drejtim, vuri në dukje plani. 

Edukimi shëndetësor është një tregues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe social dhe nivelit të shëndetit të njerëzve. Plani thekson rëndësinë që departamentet dhe komunitetet joshëndetësore duhet të marrin pjesë në përpjekjet për edukimin shëndetësor dhe nevojën për të zhvendosur fokusin nga trajtimi i sëmundjeve në parandalimin e tyre. 

Plani gjithashtu cakton qershorin e çdo viti si muajin për edukimin shëndetësor. Vitet e fundit, edukimi shëndetësor në Kinë është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe arriti në rreth 29.7 për qind në vitin 2023, sipas të dhënave të publikuara nga NHC-ja në prill. (Elona)