Spanja i bashkohet çështjes së gjenocidit të ngritur nga Afrika e Jugut në GJND kundër Izraelit
2024-06-07 14:51:22

Kryediplomati spanjoll (Foto Atsh)

Kryediplomati spanjoll (Foto Atsh)

Qeveria e Spanjës i është bashkuar gjyqit të hapur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të iniciuar nga Afrika e Jugut, kundër Izraelit për kryerjen e gjenocidit në Rripin e Gazës, deklaroi ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares, shkruan “ATSH”.

Afrika e Jugut nisi veprimet e saj ligjore në Hagë në fund të vitit të kaluar.

Në një vendim të përkohshëm, GJND-ja urdhëroi Izraelin të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocidin dhe për të lejuar ndihmat humanitare për popullatën civile.

Në fund të muajit të kaluar, gjykata urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të ofensivës izraelite në Rafah, në jug në Rripit të Gazës.

Izraeli ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid dhe ka përmendur të drejtën e tij për vetëmbrojtje pas sulmeve të 7 tetorit.

Mund të kalojnë vite përpara se GJND-ja të nxjerrë një vendim përfundimtar. (Elona)