Kina do të përmirësojë reagimin e emergjencës për shpërthimet e sëmundjeve infektive
2024-06-07 15:30:17

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet shëndetësore kineze kanë prezantuar masa të reja për të siguruar përgjigje të fuqishme emergjente ndaj shpërthimeve akute të sëmundjeve infektive. Në një përpjekje të përbashkët nga Administrata Kombëtare e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, masat specifikojnë se njësitë kombëtare të reagimit ndaj emergjencës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve akute infektive përfshijnë ekipe ekspertësh dhe qendra të lëvizshme të parandalimit të epidemisë, shkruan “Xinhua”.

Këto njësi përbëhen kryesisht nga punonjës të menaxhimit të emergjencave, profesionistë teknikë dhe staf mbështetës logjistik.

Masat parashikojnë që personeli teknik profesional i referohet specialistëve në fusha të tilla si epidemiologjia, testimi laboratorik, mjekësia klinike, teknologjia e informacionit dhe psikologjia.

Për më tepër, theksohet nevoja për të forcuar ekipet lokale të reagimit ndaj emergjencave, nga niveli i qarkut në nivel provincial, duke synuar rritjen e aftësisë së përgjithshme të Kinës për të menaxhuar shpërthimet akute të sëmundjeve infektive.

Në maj, Kina zbuloi një plan veprimi kombëtar për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, duke propozuar krijimin e një sistemi modern të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve deri në vitin 2025, i karakterizuar nga një reagim i shpejtë, monitorim efikas i sëmundjeve infektive, paralajmërim të hershëm dhe sistem reagimi emergjent. (Elona)