Zbulimi i Chang'e-6: Shkencëtarët kinezë do të eksplorojnë mostrat e para nga ana e pasme e hënës
2024-06-07 19:44:03

CGTN

Një ilustrim i sondës hënore Chang'e-6/CGTN

Në Laboratorin Kinez të Mostrave Hënore, shkencëtarët kinezë po përgatiten të studiojnë mostrat e para hënore në botë nga ana e pasme e Hënës.

Mostrat, të cilat u mblodhën si pjesë e misionit të Chang'e-6, u transferuan të enjten në një instrument të rihyrjes, sipas Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës (AKHK).

Ngritësi i sondës hënore Chang'e-6, që mbante mostrat e hënës, kreu një takim pa pilot dhe u lidh me modulin orbitues-kthyes në orbitën hënore, tha AKHK, duke shtuar se kjo është hera e dytë që Kina bën këtë manovër.

I vendosur në Pekin, laboratori hënor i Observatorëve Kombëtarë Astronomikë (OKA) është pajisur me një dhomë të projektuar për zhbllokimin e mostrave, një dhomë të mesme për mostrat e mbledhura nga sonda Chang'e-5 dhe një dhomë më të brendshme, të rezervuar për mostrat e mbledhura nga Sonda Chang'e-6. (Xu Guang)

CMG

Një pamje e mostrave hënore Chang'e-5 të ruajtura në Laboratorin Kinez/CMG