“Starliner” bën fluturimin e parë provë me ekuipazh
2024-06-07 14:57:31

Anija kozmike Starliner (Foto ATSH)

Anija kozmike “Starliner” e “Boeing” u nis drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për fluturimin e parë provë me ekuipazh, njoftoi agjencia hapësinore amerikane NASA, shkruan “ATSH”.

Anija kozmike u nis nga pika hapësinore “Cape Canaveral” në Florida, SHBA, me astronautët e NASA-s Barry Wilmore dhe Suni Williams në bord, duke përdorur një raketë “Atlas V”.

Fluturimi testues u shty disa herë për shkak të problemeve të ndryshme teknike me anijen kozmike dhe raketën.

Pas mbërritjes në ISS, Wilmore dhe Williams pritet të qëndrojnë për rreth një javë.

Williams, 58 vjeç, dhe Wilmore, 61 vjeç, kanë qenë në hapësirë dy herë më parë.

Kapsula hapësinore e “Crew Dragon”, e ankoruar aktualisht në ISS, u zhvendos në një stacion tjetër posaçërisht për mbërritjen e “Starliner”.

Në maj 2022, “Starliner” përfundoi me sukses fluturimin e tij të parë pa pilot në ISS dhe kaloi katër ditë atje, një test i madh për anijen kozmike.

Në të ardhmen ai do të transportojë astronautë në ISS si një alternativë ndaj kapsulës hapësinore të “Crew Dragon” të “SpaceX”.  (Elona)