Kina ka korrur mbi gjysmën e grurit dimëror
2024-06-07 14:43:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri të mërkurën, Kina kishte korrur rreth 57 për qind të grurit dimëror, duke tejkaluar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me dy deri në tre ditë dhe duke forcuar sigurinë ushqimore të vendit, shkruan “Xinhua”.

Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale bëri të ditur se tashmë ishte korrur një total prej 190 milionë mu (12.67 milionë hektarë) grurë dimëror.

Korrja e grurit ka përfunduar në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore dhe në provincën Hubei të Kinës qendrore, dy qendra bujqësore, ndërsa në provincat Jiangsu, Shandong, Shanxi dhe Hebei korrja pritet të mbarojë së shpejti.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas ministrisë, po ofrohen forma të ndryshme mbështetjeje për të lehtësuar korrjen e grurit, duke përfshirë vendosjen e korrësve më të efektshëm në shkallë të gjerë në të gjithë vendin.

Administrata Meteorologjike e Kinës bëri të ditur se moti parashikohet të jetë i përshtatshëm për vjeljen dhe tharjen e të korrave në ditët në vijim.

Çdo vit në Kinë, të korrat e verës shtrihen nga maji deri në fund të qershorit, me pjesën më të madhe të punës që fokusohet në korrjen e grurit dimëror, një kulture drithi bazë, dhe farat e rapit.

Prodhimi i drithit në Kinë u rrit me 1.3 për qind në baza vjetore në një nivel rekord prej 695.41 milionë tonë në vitin 2023, i cili ishte viti i nëntë radhazi që vendi raportoi një korrje drithi prej mbi 650 milionë tonë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për të inkurajuar fermerët të kultivojnë grurë, qeveria qendrore rriti çmimet minimale të blerjes së grurit dhe orizit në vitin 2023 dhe përmirësoi politikat e subvencionimit të drithit për fermerët e misrit dhe të sojës.

“Ne do të përmirësojmë sistemet për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e drithërave dhe do të ndërmarrim hapa gjithëpërfshirëse për të konsoliduar themelet e sigurisë ushqimore”,- thuhet në raportin e punës së qeverisë për vitin 2024. (Elona)