INSTAT: Kostot e prodhimit u rritën me 2.8% në 3-mujorin e parë të vitit
2024-06-07 14:40:00

Biznes shqiptar (Foto Atsh)

Biznes shqiptar (Foto Atsh)

Në raportin e Institutit shqiptar të Statistikave bëhet e ditur se kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rritën me 2.8%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 9.4%, shkruan “ATSH”.

Krahasuar me 3-mujorin e parë të 2023-shit, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, me 7.2%, pasuar nga seksionet “industri nxjerrëse” me 3.9%, “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1.8% dhe “industri përpunuese” me 1.2%.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “prodhimi i produkteve mineralë jo metalikë” me 2.5%, pasuar nga “prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2.2%, “prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2% “përpunimi i tekstileve” me 1.6%, “prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1.1%, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje me 3.5%.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 10.5%, pasuar nga seksionet “industri nxjerrëse” me 3.8%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje prej 0.5%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “industri nxjerrëse” me 4%. (Elona)