Doganat: Gati 90 miliardë lekë të ardhura në buxhet për 5-mujorin
2024-06-07 10:20:55

Dogana (Foto ATSH)

Dogana (Foto ATSH)

Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë 5 muajve të parë të këtij viti shënuan rritje me 6.6%, ose 5.6 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vlerë ato llogariten 89.8 miliardë lekë nga janari në maj me një realizim në masën 100.2% të planit të parashikuar.

Treguesi më domethënës për kërkesën e brendshme dhe performancën janë të ardhurat nga mallrat e akcizës, që kanë kontributin kryesor në të ardhurat doganore, bën të ditur “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë rritje të konsumit të produkteve të akcizës. Referuar të dhënave gjatë periudhës janar-maj u zhdoganuan 20 mijë tonë karburante, 47 tonë cigare, 150 tonë kafe dhe 220 tonë birrë më shumë se 5 mujori vitit të kaluar. (Elona)