Kampionia kineze e Olimpiadës dimërore Gu Ailing mbajti pishtarin për Lojërat Verore 2024
2024-06-07 14:50:09

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kampionia kineze e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, Gu Ailing, mbajti pishtarin e Lojërave Olimpike Verore 2024 në zonën e Loire-Atlantique të Francës perëndimore, shkruan “CGTN”.

“Sapo përfundova stafetën e pishtarit, pranë lumit Loire në Francë. Jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur që jam këtu si një atlete e ri për të marrë pjesë në këtë ngjarje”,- deklaroi Gu.

Si çdo stafetë pishtari, kjo ngjarje tërhoqi një numër të madh banorësh vendas që ishin të pranishëm për të parë dhe brohoritur për pishtarët.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kampionia botërore e skive në stilin e lirë tha se atmosfera e emocionoi thellësisht, duke e bërë atë edhe më krenare që ishte një mbajtëse e pishtarit.

“Kam parë fëmijë, të moshuar, madje edhe foshnja në krahët e prindërve të tyre gjatë rrugës. Mund të ndjeja pasionin e tyre për Olimpiadën dhe sportin. Mendoj se kjo është gjithashtu pjesë e frymës olimpike, për të tërhequr më shumë njerëz që të marrin pjesë”,- tha 20-vjeçarja, e cila fitoi dy medalje ari dhe një argjendi për Kinën në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.

Gjatë stafetës së pishtarit, Gu bënte shpesh një gjest me dorë që përfaqësonte numrin gjashtë. Ajo u shpjegoi gazetarëve se në zhargonin bashkëkohor kinez, “gjashtë” do të thotë të jesh i mrekullueshëm. Për më tepër, gjesti i ngjan brirëve, dhe në gjuhën kineze, karakteri “niu”, që do të thotë “lopë”, do të thotë gjithashtu i mrekullueshëm ose mbresëlënës.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

“Doja ta përdorja këtë gjest për të treguar se Kina është fantastike dhe se atletët kinezë janë gjithashtu të mrekullueshëm. Shpresoj të shoh atletët kinezë të arrijnë rezultate të shkëlqyera në Olimpiadë muajin e ardhshëm”,- tha Gu, e cila theksoi se do të jetë e pranishmë në Paris për të parë Olimpiadën. (Elona)