Wang Yi do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BRICS në Rusi
2024-06-07 18:00:52

CFP

CFP

Në datat 10 -11 qershor, me ftesë të Nizhny Novgorod të Rusisë, Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, do të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të BRICS, tha të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, do të shkëmbejë mendime me ministrat e jashtëm të vendeve të BRICS dhe ministrat e jashtëm të ftuar nga vende të tjera, për çështje që lidhen me bashkëpunimin BRICS dhe situatën aktuale ndërkombëtare e rajonale, si edhe për përgatitjet e takimit të 16-të të liderëve të BRICS, tha zëdhënësja kinez.

BRICS zgjeroi anëtarësimin e tij në një moment historik, duke mirëpritur gjashtë vende në gusht të vitit të kaluar, gjatë Samitit të 15-të të BRICS në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

Duke vënë në dukje se ky është takimi i parë i ministrave të jashtëm që nga zgjerimi i anëtarësimit të organizatës, Mao tha se Kina është e gatshme të punojë me partnerët e saj, për të konsoliduar partneritetin strategjik të BRICS, për të thelluar bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme, për të rritur zhvillimin e përbashkët të Jugut Global, si edhe për të arritur një fillim të mirë për bashkëpunim më të madh të BRICS. (Xu Guang)