Murale të ruajtura mirë janë gjetur në varrin e vjetër kinez
2024-06-06 09:50:46

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Murale të ruajtura mirë, që përshkruajnë skena nga jeta e përditshme, janë gjetur nga arkeologët në një varr të dinastisë Tang (618-907) të gërmuar në Taiyuan, kryeqendra e provincës Shanxi të Kinës veriore, shkruan “Xinhua”.

Varri me tulla me një dhomë, i zbuluar në vitin 2018 gjatë ndërtimit të një rruge, i përkiste një burri që vdiq në moshën 63-vjeçare në vitin 736.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Instituti i Arkeologjisë Provinciale Shanxi dha detaje rreth zbulimeve në lidhje me varrin. Portat, korridori, tavani, muret dhe piedestali i arkivolit ishin të gjitha të pikturuara me murale dhe mes tyre, porta e varrit, korridori si dhe porta e dhomës shfaqin figura në të dy anët, të cilat supozohej se përfaqësonin roje. Ndër këto murale të gjalla, dy në mure të veçanta të dhomës së varrit tërhoqën veçanërisht vëmendjen e arkeologëve. Njëra përshkruan skena të ndryshme pune, duke përfshirë një burrë që përdorte një mulli me rul për të pastruar grurin, një grua që punon në një mulli guri, një burrë që bën brumë dhe një grua që ngre ujin me një pajisje të lashtë kineze për ngritje të rëndë.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Muralja tjetër paraqet një grua me një fustan shumëngjyrësh, një burrë nga një grup etnik jo-han që mban një kamxhik kali dhe imazhe kuajsh dhe devesh. Këto gjetje janë me vlerë të madhe për studimin e muraleve të varreve të dinastisë Tang, sipas arkeologëve. (Irma)