Laburistët britanikë pritet të fitojnë shumicën më të madhe në 23 vjet
2024-06-05 17:29:44


Keir Starmer / foto nga CFP

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, dhe udhëheqësja e Dhomës së Komuneve, Penny Mordaunt, janë në mesin e disa ministrave të qeverisë që rrezikojnë të humbasin vendet e tyre në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa laburistët mund të fitojnë shumicën e tyre më të madhe në 23 vjet, sipas një sondazhi të ri, citon “ATSH”.

Udhëheqësi i laburistëve, Keir Starmer, pritet të bëhet kryeministër muajin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, liberal-demokratët mund të dyfishojnë numrin e deputetëve që fituan në zgjedhjet e fundit në 2019-n.

Së bashku me Shapps dhe Mordaunt, ministra të tjerë që pritet të humbasin vendet e tyre në favor të laburistëve përfshijnë sekretarin për Uellsin, David TC Davies, dhe sekretarin për Skocinë, Alister Jack, ndërsa ministri i Drejtësisë, Alex Chalk, pritet të mposhtet nga liberal- demokratët. (Elona)

Grant Shapps / foto nga CFP

foto nga CFP

Penny Mordaunt / foto nga CFP