Kina zbulon masat për të përmirësuar mbikqyrjen dhe parashikimin e përmbytjeve
2024-06-05 19:15:35

CFP

Ministri i Burimeve Ujore, Li Guoying, deklaroi të martën masat kyçe për të rritur kohën e parashikimit dhe saktësinë e punës, në lidhje me mbikëqyrjen dhe parashikimin e përmbytjeve.

Dy përparësitë kryesore janë përmirësimi i ndjeshmërisë së pajisjeve hidrologjike dhe instrumentave mbikëqyrës, si edhe përmirësimi i modeleve matematikore për analizimin e të dhënave, tha ministri në një konferencë pune.

Duhen bërë përpjekje për ndërtimin e një mekanizmi tërësor të mbikëqyrjes dhe parashikimit të përmbytjeve, i cili integron satelitët meteorologjikë, radarët, stacionet e vëzhgimit të reshjeve dhe stacionet hidrologjike, tha Li.

Li theksoi gjithashtu nevojën urgjente për të bërë paralajmërime të parakohshme, për të formuluar planet e emergjencës dhe për të përmirësuar punën e reagimit ndaj emergjencave.

Nën ndikimin e faktorëve të tillë si El Nino, Kina mund të pësojë përmbytje edhe thatësira nga qershori deri në gusht të këtij viti. Lumenjtë e vendit parashikohet të pësojnë shkallë të ndryshme përmbytjeje gjatë kësaj periudhe, sipas ministrisë. (Xu Guang)