Shërbimet e trenave me shpejtësi të lartë mes Kinës kontinentale dhe Hong Kongut do të nisin më 15 qershor
2024-06-05 17:19:46

foto nga CFP

foto nga CFP

Trenat me shpejtësi të lartë që lidhin Pekinin dhe Shangain me Hong Kongun do të fillojnë funksionimin më 15 qershor, duke lehtësuar shkëmbimet e personelit midis Kinës kontinentale dhe Hong Kongut, bëri të ditur “China State Railway Group Co., Ltd.”(China Railway), citon “Xinhua”.

Shërbimet e trenave midis Pekinit, Shangait dhe Hong Kongut do të përmirësohen dhe do të zëvendësohen me trena të shpejtësisë së lartë, përmes të cilëve pasagjerët do të mund të udhëtojnë gjatë natës midis pjesës kontinentale dhe Hong Kongut. Koha që duhet për të udhëtuar midis Pekinit dhe Hong Kongut do të reduktohet në rreth 12 orë dhe koha e udhëtimit midis Shangait dhe Hong Kongut në rreth 11 orë, bëri të ditur operatori.

Shërbimet e reja do të kryhen midis Stacionit Hekurudhor Perëndimor të Pekinit, stacionit hekurudhor të Shangait “Hongqiao” dhe stacionit “West Kowloon” të Hong Kongut.

Sipas “China Railway”, shitjet e biletave për trenat me shpejtësi të lartë do të nisin prej ditës së sotme. (Elona)