Kina: Nuk tolerojmë ndërhyrjet e forcave të jashtme në çështjen e Tajvanit
2024-06-05 20:31:45

Njoftohet se presidenti amerikan Joe Biden është shprehur që nëse shpërthen një konflikt ushtarak mes dy palëve të ngushticës së Tajvanit, ai nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes së trupave amerikane. 

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning, deklaroi në konferencën e rradhës për shtyp, se Tajvani është një pjesë e pandashme e territorit kinez. Problemi i Tajvanit është tërësisht çështje e brendshme e Kinës, ndaj ajo nuk lejon ndërhyrje të jashtme.

Mao Ning theksoi se asnjë tension dhe kërcënim nuk mund të lëkundë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e qeverisë apo popullit kinez, për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territorale.  

Ajo theksoi se zgjidhja e problemit të Tajvanit është çështje e kinezëve. 

'Ne nxisim palën amerikane të njohë thelbin dhe ambicien e forcave përçarëse të Tajvanit, të zbatojë në praktikë parimin e një Kine dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, të mbajë premtimet e saj për të mos mbështetur 'pavarësinë' e Tajvanit." (Xu Guang)