Italia i dhuron Ukrainës një MAMBA, i vetmi sistem i prodhuar në Europë që mund të përgjojë raketat balistike
2024-06-05 16:29:14

Sistem armatimi (Foto Panorama)

Italia do të dërgojë një sistem të dytë të mbrojtjes ajrore SAMP/T në Ukrainë, i vetmi sistem i prodhuar në Europë që mund të përgjojë raketat balistike. E njohur edhe si MAMBA, sistemi është një bateri franko-italiane që mund të gjurmojë dhjetëra objektiva dhe të përgjojë 10 përnjëherë, shkruan “Panorama”.

Italia dhe Franca bashkërisht dorëzuan sistemin e parë në vitin 2023, por Ukraina u ka bërë vazhdimisht thirrje partnerëve që të ofrojnë më shumë ndihmë me mbrojtjen ajrore, pasi përballet me një breshëri në rritje të sulmeve ruse mbi qytetet dhe infrastrukturën energjetike.

Italia ka miratuar tetë paketa mbështetëse për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit.

Ministri i Jashtëm italian tha se SAMP/T do të jetë pjesë e një pakete të nëntë në përgatitje, por nuk dha një kornizë kohore për dorëzimin.

Të gjitha dërgesat deri tani janë mbuluar nga sekreti zyrtar dhe qeveria nuk e ka bërë kurrë publike listën e saktë të armëve që ka dërguar në Ukrainë. (Elona)