UNICEF-i përshpejton ndihmën për fëmijët afganë në mes të përmbytjeve
2024-06-05 17:38:26

Afganistan (Foto NPR).jpg

Afganistan (Foto NPR)

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) po shton përpjekjet e ndihmës për dhjetëra mijëra fëmijë në Afganistan që vuajnë nga përmbytjet e vazhdueshme.

Përmbytjet e fundit shkatërruese në Afganistan kanë marrë rreth 350 jetë, duke përfshirë shumë fëmijë, dhe kanë shkatërruar mbi 7800 shtëpi, duke zhvendosur më shumë se 5000 familje, shkruan “Xinhua”.

Si përgjigje, UNICEF-i u ka ofruar komuniteteve të prekura furnizime thelbësore si ujë të sigurt dhe komplete higjienike. Agjencia ka organizuar gjithashtu sesione edukative mbi larjen e duarve dhe ruajtjen e sigurt të ujit për të ndihmuar në zbutjen e rreziqeve nga fatkeqësia natyrore në vazhdim.

UNICEF-i vuri në dukje se Afganistani renditet i 15-ti në mesin e 163 vendeve në Indeksin e Rrezikut të Klimës për Fëmijët 2021, duke treguar se fëmijët afganë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj goditjeve klimatike dhe mjedisore, pavarësisht nga kontributi minimal i vendit në çështjet e ndryshimeve klimatike globale. (Elona)