Demenca shkaku i tretë i vdekjeve në Bashkimin Europian
2024-06-05 17:33:23

foto ATSH

Demenca përfaqëson shkakun e tretë të vdekjeve në Europë dhe të shtatin në nivel global. Pritet që deri në vitin 2025 të ketë mbi 9 milionë njerëz me demencë në Bashkimin Europian të destinuar të bëhen më shumë se 14 milionë deri në vitin 2050, shkruan “ATSH”.

“Zgjedhjet europiane janë një mundësi thelbësore për të dëgjuar zërat e të gjithë njerëzve me demencë, anëtarëve të familjeve dhe kujdestarëve të tyre”,- theksoi Katia Pinto, presidente e Federatës italiane për Alzhaimerin.

“Ne po nisim fuqishëm një apel për Parlamentin Europian në periudhën pesëvjeçare 2024-2029: Bashkimi Europian duhet të fillojë ta konsiderojë demencën një prioritet, kështu që qeveritë kombëtare do të duhet të bëjnë më shumë”,- thekson ajo.

Qytetarët mund ta mbështesin fushatën deri më 7 qershor, duke nënshkruar apelin që u bën thirrje liderëve të BE-së që ta bëjnë demencën prioritet në mandatin e ardhshëm, duke zbatuar Manifestin e Helsinkit, i cili përcakton një sërë prioritetesh si për Europën ashtu edhe për qeveritë më vete. (Elona)