Linja e re ajrore e pasagjerëve lidh Shenzhenin e Kinës dhe Riadin e Arabisë Saudite
2024-06-05 16:23:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një linjë ajrore direkte pasagjerësh që lidh qytetin jugor kinez të Shenzhenit dhe Riadin, kryeqytetin e Arabisë Saudite, startoi të hënën.

Kjo shënon linjën e pestë ajrore direkte të pasagjerëve nga Shenzheni në Lindjen e Mesme.

Fluturimi transportonte më shumë se 200 pasagjerë kryesisht për biznes, shërbim dhe udhëtim, me mbi 80 për qind ngarkesë.

I operuar nga “China Southern Airlines”, shërbimi ajror funksionon dy herë në javë me një avion “Airbus A330” çdo të hënë dhe të premte, me një kohë fluturimi prej rreth 9 orë e 30 minuta, shkruan “Xinhua”.

Përveç Riadit, Shenzheni ka hapur edhe fluturime direkte pasagjerësh për në Kajro, Dubai, Tel Aviv dhe Teheran në Lindjen e Mesme.

Pas progresit të nismës “Një brez, një rrugë”, Kina dhe Arabia Saudite po nxisin shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë në fushat e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe turizmit. (Elona)