Takimi Balla-Goosdeel: Shqipëria, partnere në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve
2024-06-05 16:13:14

Taulant Balla dhe Alexis Goosdeel (Foto ATSH)

Shqipëria vlerësohet si një partner i angazhuar fuqimisht në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve. Vlerësimi ka ardhur në takimin që ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi me drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel.

Gjatë bashkëbisedimit në Ministrinë e Brendshme, ata folën mbi rëndësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor në përballjen me drogat si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta, shkruan “ATSH”.

Operacionet kombëtare kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe në komunitete kanë çuar në arrestimin e 1242 personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po vijon çdo ditë goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në kuadër të operacionit kombëtar “Territori i pastër” e vetëm gjatë muajit maj janë asgjësuar mbi 42 mijë bimë narkotike. (Elona)