Makao i Kinës merr titullin Qyteti Kulturor i Azisë Lindore 2025
2024-06-05 18:00:47

foto nga CFP

Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR) i është dhënë titulli “Qyteti Kulturor i Azisë Lindore 2025”, njoftoi Zyra e Sekretarit për Çështjet Sociale dhe Kulturën e qeverisë së Makao SAR, citon “Xinhua”.

Zyra vuri në dukje se përcaktimi do të shërbejë si një mundësi për të pasuruar më tej përmbajtjen kulturore të Makaos, për të përmirësuar sistemin dhe infrastrukturën e shërbimit kulturor publik dhe për të nxitur shkëmbimet midis qytetërimeve.

Vlerësimi përfundimtar i titullit u mbajt në maj të këtij viti, sipas zyrës. Programi i Qytetit Kulturor të Azisë Lindore është një ngjarje arti dhe kulture e nisur nga Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut. Çdo vit, të tre kombet do të emërojnë një ose dy qytete nga secili vend si Qytetet Kulturore të Azisë Lindore për të promovuar shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin. (Elona)