Zv.presidenti kinez Han Zheng takohet me kreun e diplomacisë turke
2024-06-04 20:10:57

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Zv.presidenti i Kinës Han Zheng u takua të martën në Pekin me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan.

Zv.presidenti Han tha se shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ndërmjet  Kinës dhe Turqisë kanë vazhduar të thellohen. Si vende të mëdha në zhvillim dhe tregje të rëndësishme në zhvillim, Kina e Turqia kanë interesa të gjera të përbashkëta dhe potencial të madh bashkëpunimi, vuri në dukje ai.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Kina është e gatshme të punojë me Turqinë për të zbatuar plotësisht konsensusin e rëndësishëm të arritur nga të dy krerët e shteteve, për të rritur besimin e ndërsjellë politik, për të forcuar sinergjinë e strategjive të zhvillimit, për të promovuar bashkëpunimin me cilësi të lartë të nismës "Një brez, një rrugë" dhe për të dhënë mbështetje të vendosur për njëri-tjetrin në mbrojtjen e interesave thelbësore përkatëse, për ta ngritur bashkëpunimin strategjik ndërmjet të dy palëve në një lartësi të re, u shpreh Han.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha nga ana e tij se Turqia i përmbahet parimit të "një Kine" dhe nuk pranon asnjë aktivitet që saboton integritetin territorial të Kinës. Ai shtoi se pala turke është e gatshme të shtojë shkëmbimet e nivelit të lartë me palën kineze dhe të forcojë bashkëpunimin praktik me të në fusha të ndryshme.   (Fang Xiaoyu/Artan)