Kili i bashkohet çështjes së gjenocidit të ngritur kundër Izraelit
2024-06-04 16:26:24

Kili do t’i bashkohet veprimit ligjor të Afrikës së Jugut përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i cili akuzon Izraelin se po kryen gjenocid në sulmin e tij ushtarak në Rripin e Gazës, deklaroi presidenti Gabriel Boric.

“Ne kurrë nuk do të heshtim me veprimet e rastësishme dhe absolutisht joproporcionale të Forcave të Armatosura izraelite kundër civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve palestinezë”,- tha Boric.

Ai dënoi gjithashtu sulmet e 7 tetorit të kryera nga Hamasi ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

Kili bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe njohjen e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, në një postim nga Ministria e Jashtme në “X”.

Afrika e Jugut nisi veprimet e saj ligjore në Hagë në fund të vitit të kaluar.

Në një vendim të përkohshëm, GJND-ja urdhëroi Izraelin të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocidin dhe për të lejuar ndihmat humanitare për popullatën civile.

Në fund të muajit të kaluar, gjykata urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të ofensivës izraelite në Rafah, në jug në Rripit të Gazës.

Izraeli ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid dhe ka përmendur të drejtën e tij për vetëmbrojtje pas sulmeve të 7 tetorit. Mund të kalojnë vite përpara se GJND-ja të nxjerrë një vendim përfundimtar.  (Fatosi)