Ndërron jetë polici gjerman që u godit me armë të ftohtë gjatë një sulmi
2024-06-04 12:00:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Polici që u plagos rëndë në një sulm me thikë në qytetin gjerman, Manhajm, të premten e kaluar, ka ndërruar jetë, thanë autoritetet lokale, shkruan “Panorama”.

Polici 29-vjeçar ishte një nga gjashtë personat që u plagosën nga agresori, i cili është ndaluar në vendin e ngjarjes.

Polici u godit disa herë me thikë në kokë. Pavarësisht se i është nënshtruar një operacioni urgjent, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Sulmuesi i dyshuar, që besohet të jetë një afgan 25-vjeçar, i cili ka shkuar në Gjermani në vitin 2014, është qëlluar dhe plagosur nga policia në vendngjarje.

Sipas policisë, motivet e sulmit mbeten të paqarta. (Fatosi)