I dërguari special i presidentit Xi merr pjesë në betimin e presidentit të El Salvadorit
2024-06-04 16:18:01

foto nga

Ceremonia e betimit të presidentit të El Salvadorit / foto nga Xinhua

Me ftesë të presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele, i dërguari special i presidentit kinz Xi Jinping dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sun Yeli, mori pjesë në ceremoninë e betimit të tij për mandatin e dytë, njofton “China Daily”.

Në një takim të shkurtër me Bukele, Sun i përcolli atij urimet e ngrohta dhe urimet më të mira të presidentit kinez.

foto nga

Ceremonia e betimit të presidentit të El Salvadorit / foto nga Xinhua

“Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike gati gjashtë vjet më parë, nën drejtimin e liderëve të dy shteteve, marrëdhëniet Kinë-El Salvador janë zhvilluar në mënyrë të gjithanshme dhe të shpejtë, me një themel të konsoliduar dhe dimensione të pasuruara, duke treguar vitalitet të madh. Kina është e gatshme të punojë me El Salvadorin për të krijuar një sinergji më të madhe të strategjive të zhvillimit, për të mbështetur në mënyrë të vendosur njëra-tjetrën, për të përmirësuar bashkëpunimin praktik, për të zgjeruar shkëmbimet mes njerëzve dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe të thelluar të marrëdhënieve dypalëshe”,- tha Sun.

Nga ana e tij, Bukele falënderoi presidentin kinez për praninë e të dërguarit të posaçëm në ceremoninë e betimit të tij dhe i kërkoi Sun t'i përcjellë homologut Xi përshëndetjet e tij të përzemërta dhe urimet më të mira.

Duke vënë në dukje se është e një rëndësie të madhe për vendin e tij që të zhvillojë marrëdhëniet me Kinën, Bukele tha se El Salvadori është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm me Kinën dhe t’i ngrejë marrëdhëniet dypalëshe në nivele më të larta. (Fatosi)