Ekspertët e OKB-së bëjnë thirrje për njohjen e shtetit të Palestinës, për paqe në Lindjen e Mesme
2024-06-04 16:25:05

Gaza (Foto Rtsh)

Gaza (Foto Rtsh)

Një grup ekspertësh të OKB-së kanë bërë thirrje që të gjitha vendet të njohin Palestinës si shtet, për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.

Ekspertët, duke përfshirë raportuesin special të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Territoret Palestineze, thanë se njohja e një shteti palestinez është mjaft e rëndësishme për të drejtat e popullit palestinez dhe luftës së tij drejt lirisë dhe pavarësisë, shkruan “RTSH”.

“Ky është një parakusht për paqen e qëndrueshme në Palestinë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, duke filluar me shpalljen e menjëhershme të një armëpushimi në Gaza dhe pa ndërhyrje të mëtejshme ushtarake në Rafah. Zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e rënë dakord ndërkombëtarisht drejt paqes dhe sigurisë për Palestinën dhe Izraelin dhe një rrugëdalje nga ciklet e brezave të dhunës dhe pakënaqësisë”,- thanë ata.

Thirrja erdhi më pak se një javë pasi Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht një shtet palestinez, duke nxitur zemërimin e Izraelit, i cili e ka gjetur veten gjithnjë e më të izoluar për shkak të luftës në Gaza.

Izraeli ka dënuar vazhdimisht lëvizjet për të njohur një shtet palestinez, duke bërë të ditur se ato mbështesin Hamasin. (Irma)