Policia e Shtetit sekuestroi miliona euro pasuri dhe prangosi qindra shtetas në maj
2024-06-04 10:19:47

Policia (Foto Rtsh)

Policia e Shtetit në Shqipëri bëri bilancin e punës për muajin maj, duke njoftuar finalizimin e 84 operacione policore, 11 prej të cilave me partnerët ndërkombëtarë, shkruan “RTSH”.

Në një deklaratë shtypi të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se në pranga janë vënë 635 autorë të dyshuar veprash penale, 67 prej të cilëve ishin në kërkim kombëtar.

Gjatë muajit maj janë sekuestruar 10.5 milionë euro (para dhe asete) të dyshuara me burim krimin, thuhet në njoftimin e policisë. (Fatosi)