Maldivet ndalojnë hyrjen në vend të izraelitëve
2024-06-04 16:20:54

Maldivet (Foto Rtsh)

Maldivet (Foto Rtsh)

Maldivet do të ndalojnë hyrjen në vend të qytetarëve izraelitë, si pasojë e luftës së Izraelit ndaj Hamasit.

Zyra e Presidentit të Maldiveve, Mohamed Muizzu, tha se kabineti i tij kishte vendosur të ndryshonte ligjet për të parandaluar hyrjen në vend të mbajtësve të pasaportave izraelite dhe do të krijojë një nënkomision për të mbikëqyrur procesin. Ai tha gjithashtu se presidenti do të emërojë një të dërguar special për të vlerësuar nevojat palestineze dhe për të nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve. “RTSH”

Si përgjigje, Ministria e Jashtme e Izraelit rekomandoi qytetarët e saj mos të udhëtojnë në Maldive, ndërsa ata që aktualisht janë atje të largohen.

“Për qytetarët izraelitë që tashmë janë në vend, rekomandohet të mendojnë të largohen, sepse nëse e gjejnë veten në ankth për ndonjë arsye, do të jetë e vështirë për ne të ndihmojmë”,- bëri të ditur ministria.

Rreth 528 shtetas izraelitë vizituan Maldivet në katër muajt e parë të këtij viti, nga 4644 në të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të qeverisë së Maldiveve. (Irma)