Hamasi pranon propozimin e ShBA-së për armëpushim
2024-06-04 15:45:14

foto nga CFP

foto nga CFP

“Hamasi e ka mirëpritur propozimin e armëpushimit në Gazë dhe ne tani presim përgjigjen e Izraelit”,- deklaroi ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, njofton “ATSH”.

Presidenti amerikan Joe Biden prezantoi të premten detaje të një projektmarrëveshjeje paqeje që parashikon tre faza të shmangies së përshkallëzimit, duke filluar me një armëpushim të plotë për gjashtë javë dhe një tërheqje të forcave izraelite nga zonat me popullsi të dendur në Gaza.

Marrëveshja përcakton planet për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, tërheqjen e Izraelit nga territori palestinez dhe rindërtimin e Rripit të Gazës.

“Zhvillova një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai e konsideroi kthimin e pengjeve si prioritet në kronologjinë e luftës. Shteti i Izraelit është i përkushtuar për kthimin e pengjeve dhe e konsideron atë jo vetëm një përgjegjësi morale superiore, por edhe prioritet në kalendarin e luftës. Ne synojmë të bëjmë gjithçka të nevojshme për të ezauruar çdo mundësi për të arritur qëllimin. I ripërsërita Blinken rëndësinë e presionit amerikan ndaj negociatorëve për të siguruar zbatimin e marrëveshjes së propozuar nga Izraeli”,- deklaroi Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës izraelite, në një postim në “X”. (Fatosi)