Aviacioni civil pati rimëkëmbje pas pandemisë
2024-06-04 11:56:51

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Administrata e Aviacionit Civil në Kinë publikoi një raport ku thuhet se industria e aviacionit civil u rimëkëmb ndjeshëm vitin e kaluar, duke shfaqur rritje të qëndrueshme në krahasim me vitin e kaluar, kur pandemisë Covid-19 po i vinte fundi, njofton “China Daily”.

Raporti detajonte progresin në 12 fusha kyçe, duke përfshirë transportin ajror, aviacionin e përgjithshëm, efikasitetin, përfitimet ekonomike, sigurinë, cilësinë e shërbimit, arsimin dhe inovacionin teknologjik.

Në vitin 2023, udhëtimet e pasagjerëve u rritën me afro 620 milionë udhëtime pasagjerësh të trajtuara, 146,1 për qind më shumë në baza vjetore dhe duke iu afruar afro 660 milionëve në vitin 2019, para pandemisë.

Linjat e brendshme përbënin pjesën më të madhe të trafikut të pasagjerëve vitin e kaluar, duke llogaritur përafërsisht 591 milionë udhëtime, një rritje prej 136,3 për qind nga viti 2022. Udhëtimet në Hong Kong, Makao dhe Tajvan përbënin 6.68 milionë udhëtime pasagjerësh në vitin 2023, 1324.7 për qind më shumë në baza vjetore.

Udhëtimet ndërkombëtare të pasagjerëve arritën në 29.05 milionë vitin e kaluar, me një rritje prej 1461.7 për qind në baza vjetore.

Deri në fund të vitit të kaluar, industria e aviacionit civil kishte një flotë prej 4270 avionësh të regjistruar, duke shënuar një rritje me 105 nga viti 2022. Industria gjithashtu pati zgjerim të rrugëve të fluturimeve të planifikuara, duke operuar gjithsej 5206, nga të cilat 4583 vendas dhe 623 ndërkombëtare.

Pesë aeroporte të reja u hapën në territorin kinez vitin e kaluar, duke e çuar totalin në 259, 38 prej të cilave trajtuan më shumë se 10 milionë udhëtime pasagjerësh në vitin 2023.

Aeroportet në Pekin, Shangai dhe Guangzhou së bashku përbënin 20 për qind të xhiros totale të pasagjerëve për të gjitha aeroportet në Kinën kontinentale dhe gjithashtu trajtuan 60.8 për qind të trafikut ndërkombëtar të pasagjerëve vitin e kaluar. (Fatosi)