Jugu i Gjermanisë vijon të ketë probleme nga përmbytjet
2024-06-04 10:51:16

Permbyjet ne Gjermani (Foto DW)

Situata pas përmbytjeve në jug të Gjermanisë nga shirat e dendur mbetet e tensionuar. Pas ditësh me reshje të forta në mjaft zona në Bavari dhe Baden-Vyrtemberg kanë dalë nga shtrati lumenjtë duke përmbytur mjaft zona në jug të vnedt.

Të prekura janë sidomos disa zona në Augsburg, Bamberg, Regensburg, Nuremberg, me reshje të dendura shiu, bëri të ditur Shërbimi Meterologjik Gjerman, shkruan “RTSH”.

Dy vagonë të një treni dolën nga shinat të shtunën mbrëma për shkak të rrëshqitjes së tokës, por për fat nuk pati të lënduar. 185 pasagjerët u evakuuan.

Organizata e Ndihmës Teknike, THË, në Gjermani, shtoi në fundjavë 1800 forca shpëtimi në jug të Gjermanisë. Edhe Ushtria ka shkuar në disa zona për ndihmë. Në Pfafenhofen janë duke ndihmuar 800 ushtarë.

Në mjaft zona është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën gjendjen e katastrofës.

Në shumë rajone flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në disa zona në Augsburg u evakuuan mjaft banorë në fundjavë. Në Mekenbeuern, 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve.

Edhe në rajone të tjera në jug të Gjermanisë ka pasur evakuime të banorëve. (Fatosi)