Një i vdekur nga përmbytja e minierës së qymyrit në provincën Shandong
2024-06-04 16:10:16

foto nga CMG

foto nga CMG

Një person humbi jetën në një aksident në një minierë qymyri në provincën Shandong, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës, bën të ditur “China Daily”.

Aksidenti ndodhi kur uji përmbyti minierën e qymyrit Huafeng në qarkun Ningyang, në qytetin Tai'an, duke bllokuar tetë nga 10 personat që punonin nën tokë.

Mëngjesin e të hënës, ekipet e shpëtimit pothuajse kishin kulluar kalimin e përmbytur dhe gjetën një individ të bllokuar, i cili u konfirmua se nuk kishte shenja jete, thuhet në raport.

Aktualisht në vendkalim janë grumbulluar mbi 90 metra baltë, ku ekipi i shpëtimit ka nisur pastrimin e saj, proces që pritet të zgjasë disa ditë.

Përpjekjet e shpëtimit do të vazhdojnë të përqendrohen në kërkimin e çdo individi të mbetur të bllokuar, ndërsa gjithashtu po punohet për të parandaluar aksidentet dytësore. (Fatosi)