Kina nis fushatën për të rritur ndihmën juridike për të miturit
2024-06-04 10:28:32

Foto nga CFP

Kina ka nisur një fushatë për të forcuar ndihmën ligjore për të miturit për të siguruar rritjen e tyre të shëndetshme, njofton “Xinhua”.

Fushata e nisur nga Ministria e Drejtësisë specifikon 10 masa, duke përfshirë vendosjen e linjave telefonike të dedikuara, ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe uljen e pragut për ndihmë juridike.

Avokatët e emëruar duhet të kenë marrë trajnime të specializuara dhe të jenë njohur me karakteristikat fizike dhe mendore të të miturve, bën të ditur ministria.

Sipas masave, duhet të ofrohen shërbime derë më derë për fëmijët, prindërit e të cilëve janë larg shtëpisë si punëtorë emigrantë, ose për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Vitin e kaluar, institucionet e ndihmës juridike në të gjithë Kinën trajtuan 180.000 raste që përfshinin të mitur, duke ofruar 150.000 konsultime ligjore.  (Fatosi)