Liqenet e rrafshnaltës Qinghai-Tibet po zgjerohen me shpejtësi
2024-06-04 15:36:26

foto nga

foto nga “China Daily”

Zona e liqeneve në rrafshnaltën Qinghai-Tibet është zgjeruar me mbi 10.000 kilometra katrorë gjatë 30 viteve të fundit, sipas studiuesve nga Instituti i Kërkimeve të Rrafshnaltës Qinghai-Tibet të Akademisë Kineze të Shkencave, shkruan “China Daily”.

Në pllajë ka rreth 60.000 liqene, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 50.000 km2. Hulumtimi më i fundit nga shkencëtarët parashikon se deri në fund të këtij shekulli, zona e liqeneve do të zgjerohet me gati 20.000 km2 të tjerë.

Kjo do të rriste nivelet e ujit me rreth 10 metra, duke rezultuar në një rritje prej 652 miliardë tonësh në vëllimin e ujit, katër herë më shumë se rritja gjatë 50 viteve të fundit.

Hulumtimi, i botuar në revistën akademike ndërkombëtare “Nature Geoscience”, është gati të ofrojë udhëzime thelbësore shkencore për planifikimin e ardhshëm në pllajën Qinghai-Tibet. (Fatosi)