Gjenden 5 arkivole pranë kullës Eiffel në Paris
2024-06-04 12:01:23

France (Foto Gazetashqip)

Pesë arkivole të mbështjellë me flamuj francezë me fjalët “Ushtarët francezë në Ukrainë” të shkruara mbi to, janë gjetur pranë Kullës Eifel në Paris, njofton “Panorama”.

Lidhur me ngjarjen policia ka ndaluar tre persona.

Shoferi i kamionit që transportonte arkivolet u ndalua. Ai i tha policisë së Parisit se ishte paguar 40 euro për të transportuar dy persona të tjerë dhe ngarkesën e tyre. Shoferi kishte mbërritur nga Bullgaria.

Dy të dyshuar të tjerë, njëri ukrainas dhe tjetëri gjerman, u ndaluan në stacionin e autobusëve “Bercy”, në kryeqytetin francez, gati të hipnin në një autobus për në Berlin. (Fatosi)