Tërmeti 2019, mbi 1000 familje në Kombinat pritet të marrin banesat
2024-06-04 16:03:04

Familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Kombinat pritet t’i marrin së shpejti apartamentet e tyre të reja, të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës, njofton “RTSH”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa inspektoi punimet për pallatet e reja, njoftoi se pas gushtit do të hidhet shorti për shpërndarjen e banesave.

“Në total janë 1069 apartamente, të cilat do të gëzojnë 1069 familje, për të nisur një jetë të re në hapësira e kushte më të mira”,- deklaroi kryebashkiaku Veliaj, i cili nënvizoi se banesat e reja janë shumë herë më cilësore se ato që dëmtoi tërmeti.

Sipas tij, zona e re në Kombinat do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm dhe strehim të përshtatshëm të banorëve të prekur. (Fatosi)