Linja hekurudhore Kinë-Laos operoi mbi 10 mijë trena me 8.72 milion udhëtarë në pesë muajt e parë 2024
2024-06-04 14:55:17

foto nga CFP

Nga 1 janari deri më 31 maj, në linjën hekurudhore Kinë-Laos qarkulluan gjithsej 10.642 trena pasagjerësh, duke realizuar 8.723 milionë udhëtime pasagjerësh, me një rritje prej 17.5% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2023.

Sipas përgjegjësit të departamentit të transportit të pasagjerëve Kunmin pranë Grupit Kombëtar të Hekurudhës, treni i pasagjerëve i linjës hekurudhore Kinë-Laos, për shumë banorë është bërë mënyra më e parapëlqyer e udhëtimit për turizëm, shkollim, biznes dhe shkëmbime kulturore, falë karakteristikave të ekonomisë, lehtësisë e komoditetit. 

Veçanërisht me zhvillimin e vrullshëm të turizmit në Yunnan dhe turizmit ndërkufitar, kërkesa për udhëtime vazhdon të jetë e fortë. Fluksi i pasagjerëve tregon një prirje të fortë rritjeje. Gjatë pesë muajve të parë të vitit, vëllimi mesatar i trafikut të udhëtarëve arriti në 57 mijë në ditë.

Për të përmbushur kërkesat e pasagjerëve për udhëtime ndërkufitare, hekurudha Kinë-Laos hapi që nga 13 prilli një tren ndërkombëtar pasagjerësh midis dy qyteteve kryesore turistike, Xishuangbanna të Kinës dhe Luang Prabang të Laosit, duke u ofruar pasagjerëve shërbime më të përshtatshme vajtje-ardhje ditore. (Wang Lei/ Elona)