Zv.presidenti kinez takohet me kryetarin e grupit “Foremost”
2024-06-04 16:07:10

foto nga

foto nga Xinhua

Zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng, u takua në Pekin me James S.C. Chao, kryetar i grupit “Foremost".

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet Kinë-SHBA janë ndër më të rëndësishmet dypalëshe në botë, Han tha se detyra më e rëndësishme për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara aktualisht është zbatimi i përbashkët i konsensusit të rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit në ekonomi, tregti dhe kulturë dhe të shtyjë përpara marrëdhëniet dypalëshe përgjatë një rruge të shëndoshë dhe të qëndrueshme zhvillimi.

Sipas tij, shpresohet që grupi “Foremost”, si pjesëmarrës, dëshmitar dhe kontribues në bashkëpunimin Kinë-SHBA, do të vazhdojë të japë kontribut pozitiv në nxitjen e zhvillimit marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe forcimin e miqësisë mes dy popujve.

Duke folur për arritjet e mëdha të bëra në zhvillimin ekonomik dhe social të Kinës, Chao tha se grupi “Foremost” do të vazhdojë të eksplorojë thellësisht tregun kinez dhe të promovojë në mënyrë aktive bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar SHBA-Kinë dhe shkëmbimet mes njerëzve.  (Fatosi)