Presidenti Zelensky: Nëse zgjidhet president, Trump nuk duhet të bëjë një marrëveshje të keqe për Ukrainën
2024-06-04 11:00:58

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Donald Tramp rrezikon të jetë një president humbës, nëse fiton zgjedhjet e nëntorit, dhe imponon një marrëveshje të keqe paqeje në Ukrainë, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan “RTSH”.

Gjatë një interviste mediatike, ai theksoi se një fitore e zgjedhjeve nga Trump do të nënkuptonte fundin e SHBA-së si një lojtar global.

Presidenti ukrainas tha se nuk ka ende asnjë strategji se çfarë do të bënte nëse Trump rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse Trump mund Joe Biden, ai pritet të ndërpresë mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Ukrainën.

Ndihmësit e Trump kanë skicuar më parë një plan të mundshëm që do të përfshinte dhënien e rajoneve lindore të Ukrainës Rusisë, si dhe Krimesë.

Por Zelensky e bëri të qartë se ukrainasit nuk do ta duronin këtë. (Fatosi)