Hapet "Shkolla e biçikletave", Veliaj: Më e madhja në Ballkan!
2024-06-03 09:43:43

Veliaj shkolla e biçikletave (Foto Absnews)

Veliaj shkolla e biçikletave (Foto Absnews)

Me rastin e festës së 1 Qershorit, në Tiranë u përurua "Shkolla e Biçikletave", njofton RTSH.  Shkolla do të shërbejë si një hapësirë ku fëmijët do të mësojnë pedalimin dhe rregullat e qarkullimit rrugor, duke i certifikuar ata si çiklistë.

 

Kurset do të zhvillohen gjatë paraditeve, ndërkohë që pasdite ambienti do të jetë i hapur për të gjitha moshat. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se kjo është zyrtarisht shkolla e biçikletave më e madhja në Ballkan.  Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrore.(Fatosi)