Vapa ekstreme shkakton 85 viktima në 24 orë
2024-06-03 09:56:18

Vapa ekstreme në Indi (Foto Lapsi.al)

Vapa ekstreme në Indi (Foto Lapsi.al)

Të paktën 85 persona kanë humbur jetën nga të nxehtit ekstrem në Indi fundjavën e kaluar, shkruan ATSH.

 

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet e shteteve të prekura nga vala e paprecedentë e të nxehtit, e cila ditët e fundit ka bërë që temperaturat të rriten edhe mbi 50 gradë. Numri më i madh i viktimave, 46, u regjistrua në shtetin lindor të Odisha, ku vapa u përkeqësua nga lagështia e lartë.

Shtetet e tjera më të prekura janë Bihar, Jharkhand, Rajasthan dhe Uttar Pradesh.(Fatosi)